Incidenti ka ndodhur në një poligon të hapur në White Hills në Arizona, një qytet pothuajse i pabanuar, jo shumë larg nga Nevada.
Instruktori Charles Vacca ishte duke i mësuar armën vogëlushes, kur ka dalë një plumb që e ka goditur në kokë 39-vjeçarin. Viktima u dërgua në spital në Las Vegas, por për shkak të plagëve të rënda nuk mundi të mbijetojë.
Sipas autoriteteve, vajza ndodhej në poligon së bashku me prindërit e saj. / Top Channel